Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë.

Serbratori i një trajleri që transportonte naftë është çarë dhe për pasojë një sasi e madhe e karburantit është shpërndarë në rrugë duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve.

Në vendin e ngjarjes, ndodhen forcat e zjarrfikëses që po përpiqen të eleminojnë praninë e naftës së shprëndarë në rrugë, duke hedhur edhe rërë në aksin rrugor.

Kjo, ne mënyrë që automjetet të mos hasin probleme për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të gomave.