Një punonjës policie ka mbetur i plagosur këtë të shtunë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Efektivi ishte duke udhëtuar me motorin e policisë kur është përplasur nga një makinë tip ‘Ford’.

Polici ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin R. S. është përplasur me motomjetin e policisë, me drejtues shtetasin K. P. (punonjës i policisë rrugore të DVP Fier) dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi K. P., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.