Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skëndërbeu”  në Fier. Burime për mediat bëjnë me dije se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Dy prej mjeteve kanë qënë të parkyara ndërsa dy të tjerat kanë qenë në lëvizje.

Raportohet për dëme të shumta materiale, ndërsa dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë dëmtime në lehta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë si dhe dy ambulanca.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia, priten më tepër detaje në vijim.