Një kamion është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Fier-Vlorë.

Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se fillimisht flaka ka përfshirë kabinën dhe më pas gjithë kokën e kamionit. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë arritur të shpëtojnë rimorkion nga flakët, teksa kabina është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, shoferi ka shpëtuar pa lëndime.