Një kamion është përfshirë nga flakët në ecje, ndërsa po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Tiranë-Elbasan.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:55 mëngjesin e sotëm në afërsi të Tunelit të Krrabës.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa shërbimi zjarrfikës ndërhyri për shuarjen e flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor ku qarkullimi u “paralizua” përkohësisht.