Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan, të cilët janë ngritur më lart në gjerësitë gjeografike.

Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje (tashmë zyrtarisht në periudhën e pranverës) edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.

Përsa u përmend edhe më lart, për ditën e Hënë por edhe ditët e Mërkurë, Enjte dhe të Premte moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat ditën e Hënë do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në formën e pikave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, përjashtim bën dita e Martë. Moti për ditën e Martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar, në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash.

Temperaturat do të jenë me rritje të lehta përgjatë këtyrë ditëve, kryesisht në vlerat e mesditës, por në vlera mormale të mesatares klimaterike të vendit tonë.

Temperatura në rritje/ Si parashikohet moti për sot dhe ditët e