Kreu i prezences se OSBE ne vendin tone Guido De Sanctis, ka zhvilluar nje takim me kreret me te larte vendore te PD-se ne Gjirokaster.

Zoti De Sanctis eshte pritur ne ambjentrt e selise se PD Gjirokaster nga kryedemokrati Eri Shehaj.

Ne takim kane qene te pranishem  dy kandidatet per kryetare bashkie te Gjirokastres dhe Libohoves, perkatesisht Dorjan Lani dhe Adil Xhelili.

Gjithashtu te pranishem kane qene dhe anëtarja e LGSH-se, Anila Caca, si dhe Kryetari i FRPD-se Gjirokaster, Arli Kokalari.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për problematikat ne rajonin e Gjirokastres, si shpopullimi masiv, largimi i institucioneve, punësimet fiktive para zgjedhjeve, presioni që ju bëhet simpatizantëve opozitarë etj.

Kreu i OSBE ka degjuar me vemendje problematikat e ngritura nga kreu i opozites ne Gjirokaster.