Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në lagjen “Kastriot Muço“ në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë që dhjetra familje kanë mbetur në errësirë.

Operatorët e OSHEE-së janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.