Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi këtë mëngjes në aksin Fier-Ballsh.

Automjeti me drejtues S. H., 65 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues R. B.

Si pasojë, është dëmtuar S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe.

Ata ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.