Lajmi për emërimin në detyrë i ka kapur ministrat e rinj në befasi.
Të gjithë po prisnin me zemrën ngrirë fundin e fjalimit të kryeministrit.
Disa u hutuan, si në rastin e Anila Denajt e cila duket se në fund pyet shoqet socialiste për emrin e ministrisë që tha Rama, të cilat e urojnë.
Frida Krifca duket se e priste pasi e mori me sportivitet duke qeshur.
Po ashtu edhe Olta Xhaçka, që e lë të kuptohet mjaft qartë komunikimi me sy, nderkohe qe Manastirliu u duk e merzitur.