Visar Meshi 35-vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin tip ‘BMW X5’ mbeti i vdekur në aksidentin në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Mësohet se i riu ishte nga Durrësi dhe ishte baba i dy fëmijëve të vegjël.
Të plagosur mbetën Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj, njëri prej të cilëve shoferi i mjetit. Njëri raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri në gjendje me stabël.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia mbi normën e lejuar në këtë aks, ndërsa pas kqyrje së vendit të ngjarjes është konstatuar lagështirë në rrugë për shkak të reshjeve të shiut që kanë ndihmuar në përplasjen e makinës me mbajtësen anësore të rrugës.