Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Sipas policisë një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ndërroi jetë Visar Meshi 35 vjeç, ndërsa janë dërguar në spital Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.