Kanë dalë disa pamje që tregojnë fëmijët e të ndierës Liridona Ademaj, teksa shëtisin në rrugët e Kosovës, të shoqëruar nga prindërit e Naim Murselit.

Pamjet janë bërë publike nga mediat e Kosovës. Kujtojmë se fëmijët e Liridonës do të rriten pa nënën e tyre, pas vrasjes së saj nga Granit Plava, i cili dyshohet që ta ketë kryer krimin me porosi të bashkëshorit të saj, Naim Murselit.

Ende nuk ka një vendim se kush do të kujdeset për fëmijët e të ndierës Liridona Ademaj, në një kohë që familja e Naim Murselit ka pretenduar se i tremben hakmarrjes nga ana e familjes së Liridonës.

Vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të gjerë në publik, për shkak edhe të misterit të madh që fsheh kjo ngjarje.