Kristiana Çela, 27 vjeçe është shqiptarja e listuar si një nga 30 sipërmarrësit më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç, në Evropë.

E reja që ka shkuar në Britaninë e Madhe me një kamion bashkë me familjen e saj, sot shijon frytet e viteve të tëra pune.

Palestra për të nisi si passion, por sot ajo ka mbi 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe mbi 80 mijë abonentë në aplikacionin EvolveYou që ka për qëllim krijimin e një diete dhe programi të personalizuar.

Çela e ka ngritur këtë aplikacion me ortakun e saj, Jack Bullimore.

27-vjeçarja shqiptare ka edhe një linjë veshjesh të posaçme për fitnes, Cela Oner Active. Të gjitha së bashku gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë në vit për Çelën dhe ortakun e saj.

Postimi i Forbes:

Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela ndërtoi një profil në Instagram, i cili sot numëron 3.1 milionë ndjekës. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore e nisën biznesin në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus femrat, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë.