Tre ditë pasi u përball me KPK-në dhe kaloi vetingun, Gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetau, nxorri nga qelia ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Po kush është Matilda Fetau?

Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe stazhi u emërua në Gjykatën e Rrethit Elbasan, ku vazhdon ta ushtrojë edhe aktualisht funksionin.

Fetahu u zgjodh në krye të Gjykatës së Elbasanit në vendin e Enkeleda Kapedanit, që u pezullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor prej videove në “Tik Tok” ndërkohë që ishte në ambientet e punës.

Të hënën Gjyqtarja Fetau mori vlerësim pozitiv për figurën, si nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ashtu dhe nga KPK të hënën.

Analiza financiare e gjyqtares Fetau ka rezultuar për çdo vit me bilanc pozitiv.

Po ashtu, Komisioni gjatë shqyrtimit të figurës së Fetahut, nuk ka konstatuar probleme për një apartament të blerë me kredi nga familjarët e origjinës së subjektit në vitin 2013 kur ajo ishte ende studente. Zhegu sqaroi se subjekti ka deklaruar në vitin 2014 bashkëjetesën me bashkëshortin dhe ka pohuar gjatë hetimit administrativ se nuk ka kontribuar në pagesën e kësteve të shtëpisë së prindërve. Por ashtu, ka rezultuar se prindërit e gjyqtares Fetahu nuk kanë pasur banesë tjetër përpara dhe se deri në 2013-ën kanë jetuar me qira.

Sipas Zhegut, nga hetimi nuk janë gjetur probleme as për një apartament të porositur nga subjekti dhe bashkëshorti i saj në vitin 2022 kundrejt çmimit 75 mijë euro, me burim kursimet dhe kredi.

Fetau është vlerësuar pozitivisht edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për profesionalizmin. Komisioni nuk ka gjetur probleme në gjashtë prej tetë denoncimeve të kryera nga publiku, ndërsa për dy prej tyre i ka kërkuar shpjegime.

Në përfundim, gjyqtarja Matidla Fetau kërkoi konfirmimin në detyrë, që ishte dhe vendimi që u mor nga trupa e KPK.