Dua Lipa njihet për paraqitjet e saj të guximshme, ndaj është kujdesur që në Vitin e Ri të ‘tërheqë të gjithë sytë’ tek ajo.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka postuar disa foto nga paraqitja e saj në Instagram, ku komentet e ndjekësve kanë qenë të shumtë.

Megjithatë, të gjithë sytë ranë, natyrshëm në pjesën e pasme të fustanit. Në fotot që ka publikuar, Dua Lipa pozon me fustanin e saj në poza mjaft “të guximshme”.

2023, Gëzuar Vitin e Ri! Ju uroj paqe, dashuri, shëndet dhe lumturi për këtë vit në vazhdim.”, shkruan Dua në postimin e saj.