Dy autorët e grabitjes më dhunë në Mallakastër jane Ervis Halimi dhe Musa Gudo.

Të dy personat u futën për të vjedhur në banesën e Caush Shehajt, 89-vjeç, të cilin e dhunuan deri në vdekje.

Nga pamjet e siguruara shfaqet gjithashtu bashkëshortja e Shehajt e cila është edhe e sëmurë.

Autorët u nisën në banesë për një kasafortë të cilën e kishin pikasur më herët por mundën të vjedhin vetëm 50 mijë lekë të vjetra.

Sipas dëshmitarëve, kasaforta ishte e mbushur me rërë dhe në të kishte vetëm disa dokumente pronësie që i moshuari i kishte ruajtur nga koha e komunizmit.

Dhunuan të moshuarin deri në vdekje për 50 mijë lekë/ Këta janë dy autorët e grabitjes në Mallakastër - Vizion Plus