Deputetja socialiste Mirela Pitushi, po ndjek fjalimin e kryeminstrit Edi Rama në fb.
Ajo ka shpërndarë ‘LIVE’ e Ramës në profilin e saj në ‘Facebook’.
Megjithese kreu i Qeverisë po vijon fjalimin në Kuvend, Pitushi ka vendosur të qëndrojë në celular dhe të ndjekë fjalimin përmes këtij rrjeti social.
Epo siç tashmë edhe dihet, çdo postim i kryeministrit pëlqehet, shpërndahet edhe ndiqet nga socialistët, e Pitushi po e kryen këtë ‘’detyrë’’ nga salla e Kuvendit.