Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Varibobit” në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në anë të saj.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, ndërkohë që nuk ka pasur lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme materiale.