Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr.13 të Durrësit.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Raportohet se nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti ka qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjares për të sqaruar rrethanat e aksidentit.