Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në Vergo.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Në njërin udhëtonte një punonjës i Policisë Kufitare dhe në automjetin tjetër një çift italian.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por dëmet në të dy automjetet janë të konsiderueshme.