Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet, ku për pasojë kanë mbetur të dëmtuar 2 shtetas të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit.

Policia në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit ndërkohë paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështisë në rrugë.