Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Rrogozhinë.

Mësohet se dy automjete tip “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga informacionet paraprake, ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.