Zëdhënësi i fushatës të Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania ku foli në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës.
Dhuli e quajti arrestimin e Belerit të bazuar mbi akuza të montuara nga maxhoranca qeverisëse.
Dhuli theksoi se arrestimi në flgrancë nuk qëndron, pasi në momentin e arrestimit Beleri ishte duke konsumuar ushqim në restorantin e tij në Himarë.
“Akuza është e montuar kryekëput nga a në zh. Prokurorja e cila ka montuar akuzën është ish-vartësja e Edi Ramës, drejtoresha e Kadastrës së Kavajës. Sot është prokurore e çështjes ndaj zotit Beleri. Prokurorja ka mburojën politike dhe institucionale të vëllai të saj, i cili është kryetar i Gjykatës së Vlorës. Se nuk janë kaq të thjeshta gjërat. Akuza ndaj Fredi Belerit, nuk ka asnjë provë. Si mund të thuash që është arrestuar në flagrancë një njeri që ishte duke ngrënë sufllaqe në restorantin e tij. Nuk ka kushte për flagrancë këtu”, tha Dhuli.