Studimi i vitit 1957 që u publikua disa muaj më parë nga arkiva e shtetit, tregonte se Shqipëria, sipas një studimi italian ishte e dyta në botë pas Japonisëpër aktivitet sizmik.
Kjo u kthye në një diskutim mjaft sheqtësues për një pjesë të mirë të Shqiptarëve.
Por i ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus sizmologu Edmond Dushi, tha se viti 1950 është shumë herët për të patur një studim të tillë.
“Kanë qenë vitet që filloi të futej koncepti i rajonizimeve në mënyrë masive. Dhe nisi të futej koncepti i modernizimit në këtë fushë. Sizmologjia është e vonë në kuptimin e monitorimit. Pamundësia për ta monitoruar dhe për ta matur tërmetin, ka qenë e tillë që vetëm pas 1900 ka filluar të futen sensorët e parë. Vitet 50 janë shumë herët për të thënë që është krijuar një database i tillë për të dhënë një konkluzion të qartë.
Por zonimet e para janë zonime kryesisht gjeologjike, bazuar në gjeologjinë e territorit të Shqipërisë dhe aty kanë nisur konceptet e para tektonike.
Ka patur informacion në akrivat e vjetra, kryesisht perandoria osmane, ka nsiur të jenë bazat e sizmologjisë së para.
Ne nuk mund të bëjmë pa atë pjesë nga arkiva. Sizmologjia ka monitorim, shkencë dhe ndërveprime disiplinash të cilat çojnë drejt një analize më të qartë.
Kështu që viti 1957 është shumë i hershëm për të patur studimin se Shqipëria është e dyta në botë pas Japonisë për territor sizmik”, përfundoi sizmologu.