Një zjarr i rënë në një kanal ku janë djegur disa barishte në aksin rrugor Plug-Savër, Lushnjë është përhapur deri në afërsi të ambienteve të një biznesi.

Rreth orës 16:15 flakët janë afruar në biznesin buzë autostradës me disa njësi tregtimi ndër të cilat edhe një gomisteri.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa panele dhe nje automjet tip furgon i vjetër jofunksional, në një karburant në afërsi të kanalit, i cili prej kohësh ka qënë i mbyllur dhe jashtë funskionit.

Zjarrfikësit e Lushnjes në ndihmë të të cilëve shkuan dhe zjarrfikësit e Divjakes vunë nën kontroll zjarrin por dëmet materiale janë të konsiderueshme.