Shqipëria përmbyll sonte fushatën kualifikuese të Euro 2024, në ndeshjen shtëpiake ndaj Ishujve Faroe.

Menjëherë pas ndeshjes që do të luhet në “Air Albania”, në kryeqytet do të ketë festë, për shkak të kualifikimit të madh në Europian.

Federata Shqiptare e Futbollit fton të gjithë tifozët që të bashkohen pasi do ketë koncert, këngëtarë dhe…fishekzjarre.

“Jo vetëm futboll në “Air Albania”, ndaj Ishujve Faroe ka edhe festë! Një mbrëmje, që nuk duhet humbur” – Shkruan FSHF.