Iliri, të cilit mjekët i thanë se i kanë mbetur rreth 6 muaj jetë, shprehet për “Real People” se nuk i beson më atyre dhe mendoi të bëhet “doktor i vetes”.

Ai ka refuzuar analizat dhe mjekimet që mjekët gjermane i kanë dhënë për dyshimet e tyre për tumor në kokë, çka ka bere shume njerëz të mendojnë se duhet te konsultohet me një psikiatër.

“Nuk kam besim te mjekët, madje shumë veta më kanë thënë mos e ke psikologjike. Duke qenë se unë nuk i marr ilaçet dhe nuk kam bërë çfarë më kanë thënë ata dhe më thonë mos ke kaluar depresion. Nuk është e vërtetë. Më kanë thënë edhe të shkoj te psikiatri. Kam shkuar 2 herë, por më ka thënë psikiatri, ti je në rregull”,-tha Ilir Kanani.

Tashmë 6 muajt e parashikuar të jetës kanë kaluar me kohë, dhe sipas Ilirit, arsyeja ka qenë një e vetme: vezët e thëllëzat, ose siç e quan ai: Shpendi i mrekullive.

“Unë nuk marr as ilaçe, as medikamente, në terapitë që më kanë dhënë nuk kam shkuar. Ka njerëz që më kërkojnë vezë të thëllëzave. Familjarëve të mi u sugjeroj medoemos vezët e thëllëzave. Jetën ma kanë ndryshuar vezët e thëllëzave japoneze. Ndihem sikur jam 24 vjeç”,-tha Ilir Kanani.