Tjetër që do të them është çështja e furnizimit me energji. Gjërat janë çdo ditë e më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji.

Vendet e botës po gjenden në situatë të paparashikueshme me rritjen e çmimeve të energjisë. Problemi themelor nuk është vetëm rritja e kostove por mundësia e mungesës së energjisë. Kemi marrë përsipër diçka që e konsideroj bazë për të mbajtur një frymëmarrje normale në një kohë të vështirë mos rritjen e energjisë për familjen dhe biznesin e vogël. Prej kohësh jemi në marrëdhënie me tregun e lire”, tha kryeministri Rama.