Një 28 vjeçare shqiptare është vrarë me plumb në kokë nga ish-partneri i saj në Itali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02;00 të mëngjesi të sotëm në një park në Savona.

Mediet italiane raportojnë se burri me origjinë nga Guinea, nuk ka pranuar që te ndahej nga e reja Danjela Neza dhe për këtë shkak, ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Pasi e ka qëlluar ish-të dashurën, ai ka telefonuar Policinë, duke thënë se e kishte vrarë.

Karabinierët kanë mbërritur menjëhetë në vendngjarje dhe kanë arrestuar autorin. Po ashtu mbërriti dhe ambulanca, por fatkeqësisht e reja kishte ndërruar jetë.