E premte, 10 Maj, 2024
Ballina Aktualitet EMRI-VIDEO/ Shqiptari 53-vjeçar vritet në Ekuador

EMRI-VIDEO/ Shqiptari 53-vjeçar vritet në Ekuador

576
0

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit.

Mediat ekuadoriane raportojnë se shqiptari Arjanit Rizaj, 53-vjeç është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, ku kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe vetë po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.

Në drejtim të shqiptarit është qëlluar nga një motoçikletë e bardhë, që drejtohej me dy persona, që u larguan në drejtim të paditur pasi kryen vrasjen.

Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjere ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën nga shumë pranë.

You cannot copy content of this page