Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e Visar Dakrama, në Greqi.
Protothema, shkruan se 34-vjeçari ishte i biri i një polici në Shqipëri dhe donte të bëhej hotelier, ndërsa vëllai i tij jeton në Angli, ku dhe punon në sektorin e ndërtimit.
Për shumë vite, Visari punonte në një ishull grek si elektricist. Në të njëjtën kohë 34-vjeçari kishte arritur të ndërtonte një shtëpi luksoze në Chora, të cilën ua jepte me qira turistëve përmes platformës booking.com për 800 euro nata gjatë muajve të verës.
Shtëpia që 34-vjeçari ka blerë në Ornos, ka kushtuar 150 mijë euro.
Ai arriti ta rinovonte, madje vendosi një pishinë të vogël në tarracën e tij për të rritur vlerën e blerjes së pronës dhe për ta dhënë me qira me çmim të lartë për turistët.