Deputeti i PD-së per Qarkun Gjiurokaster, Tritan Shehu, ka kujtuar rrëzmin e bustit së ish-diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt të vitit 1991.

Në postimin e tij në fb, Shehu ka theksuar se nuk duhet harruar dhjetori i vitit 1990 që solli ndryshimin, teksa ka shtuar se “fatkeqësisht përsëri koha dhe zhvillimet kërkojnë një lëvizje të ngjashme”.

Ja postimi i plotë i Shehut:

Kurre nuk duhet ta harojme, oren 14,10 te 20 Shkurtit 1991.

Rienien simbolike te diktatorit me diktaturen bashke!

Ata qindra studente heroike, qe u futen ne ate Greve Urije.

Aq sa nuk i nxinte ai kinoklub “Studenti”.

Shume te tjere ngelen jashte, duke tentuar te hyjne edhe nga catia.

Ata dhjetra mijra banore te Tiranes te mbledhur reth tyre e qe me tej u “derdhen” drejt Sheshit Skenderbej.

Per te rrezuar e terhequr zvare ate monument, qe perfaqesone krimet, izolimin, persekutimin etj, te nje diktature ekstreme 45 vjecare.

Ata trima e te vendosur, qe u bene autoret konkrete e realizuesit e asaj, qe e pame me entusiazem te pa shembullte nga disa metra me larg, pikerisht ne oren 14,10.

Permbysjen e e asaj mase obskurantiste metalike!

Nuk duhet haruar kurre ai moment e historia e asaj periudhe prej Dhjetorit 1990, qe sollen ndryshimin.

Haresa sjell riperseritjen, edhe te “erresises” vete!

Ndryshimi u realizua sepse njerezit u “ngriten”!

Fatkeqesisht perseri “koha” dhe zhvillimet kerkojne nje levizje te tille!