Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, do të paraqitet ditën e mërkurë, në orën 10:00 në dyert e Prokurorisë së Posaçme, me kërkesë të kësaj të fundit, për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK

Burime bëjnë me dije se Rakip Suli do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryen për dëmshpërblimet e tërmetit. SPAK, po kryen hetime ndaj kryebashkiakut dhe zyrtarëve të bashkisë, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.