Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja e rëndë në Greqi, ku u plagosën rëndë tre persona dhe disa shqiptarë ishin të përfshirë.

Një prej tyre, 33-vjeçari Emiljano Jakupi, i akuzuar si bashkëpunëtor i shqiptarit tjetër i cili qëlloi, është vetëdorëzuar në polici.

Përmes avokates së tij Matina Maroku ai ka folur për median greke “Kathimerini, duke mohuar të jetë përfshirë në këtë episod dhe shprehet i habitur nga reagimi i të akuzuarit të tij të arratisur.

Avokatja tha se klienti i saj kishte një marrëdhënie miqësore me autorin e sulmit të armatosur për 7 muajt e fundit dhe të premten mbrëma kishin dalë së bashku, fillimisht në zonën e Vrilissit dhe më pas në Gazi, për t’u argëtuar.

Teksa po dilnin nga një klub, makina ra në një pellg, me pasojë që viktimat e sulmit që ndodheshin në vendngjarje u lagën me ujë.

Ata janë kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur një sherr, gjatë së cilës autori i shpallur në kërkim ka nxjerrë armën dhe ka plagosur rëndë tre prej tyre.

Markou pohon se shqiptari nuk e dinte që i bashkëpandehuri i tij ishte i armatosur dhe përpiqet të ndajë pozicionin e tij nga ngjarjet e përgjakshme. Ai shton gjithashtu se 33-vjeçari ka precedentë të pastër penalë dhe nuk ka asnjë lidhje me qarqet e gangsterëve, siç u raportua në dy njëzet e katër orët e mëparshme.

Vlen të theksohet se, megjithatë, sipas informacioneve, i arrestuari dyshohet se i ka thënë policisë se ka goditur njërën nga tre viktimat, duke theksuar se nuk priste që autori të nxirrte armën dhe të qëllonte.