Dy persona janë përfshirë në një sherr fizik mes tyre në qytetin e Vlorës dhe për pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre.

Burime konfirmojnë se viktima është identifikuar si Armando Memshani, 51-vjeç, i cili ishte ndërtues ne Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rastin.