Policia e Shtetit ka nisur një hetim disiplinor ndaj Nënkomisares së Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani, e cila dje ka replikuar me mediat duke i përçmuar gazetarët, pas artikujve që janë bërë për valën e vrasjeve  në vend dhe përgjegjësinë e forcave të rendit.

Nënkomisarja Kostani ka publikuar një shënim në profilin e saj në Fb, të cilin e ka bërë qëllimisht publik, ku përdor terma të tillë si “pseudo-gazetarë, injorancë, jeni të lirë të shkoni në Parajasë, kujdes mos digjeni në Ferr, të degjeneruar, i keni pas profesorët “Don Zhuana”, zhgarravisni” etj.