Vetëdorëzohet Komisariatin e Sarandës biznesmeni Pando Papuçi 68 vje, i cili ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja” që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë.

Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.

Po sot, efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ekzekutuar masën “sekuestro preventive” në objektin në fjalë.

Më herët, në mars të një viti më parë, Papuci kishte kërkuar nga arratis ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, që u refuzua nga Gjykata pas plot 7 seancash gjyqësore.