Një 50-vjeçar ka rënë në prangat  e policisë së Sarandës, pasi i ka vjedhur celularin një turisteje në hotelin ku kjo e fundit po qëndronte.

Policia bën me dije se i arrestuari i identifikuar si Leonard Hajdhushi alias Leonard Rakipi, ka rezultuar person me precedentë të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.

Njioftimi i policisë:

Sarandë/Angazhim intensiv për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve.

Policia identifikon dhe vë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje.

I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.

Një ditë më parë, Policia e Sarandës, falë bashkëpunimit me qytetarët, parandaloi një rast vjedhjeve të sendeve personale të pushuesve, në një hotel.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, në veçanti për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve, kanë vënë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje, në një lokal.

Në pranga është vënë shtetasi L. H., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje, ndërkohë që ajo qëndronte në një lokal.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.