Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi iu gjet kallashnikov dhe municion luftarak në banesë.

Mësohet se në pranga ka rënë Vangjel Shkëmbi, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari ka qenë edhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.