Pas denoncimit të Stop në Tv Klan mbrëmjen e së martës, policia ka arrestuar një mjek në Spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor për shitjen e metadonit kundrejt përfitimit monetar 20 mijë Lekë të vjetra.

Në pranga kanë rënë mjeku toksikolog Lulzim Banushaj 64 vjeç dhe infermieri E.M. 36 vjeç për akuzat e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.