Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Luan Baçi ka denoncuar dhunimin e një punonjësi të bashkisë së Patosit, Pato Dalipaj nga përgjegjësi i ndërmarrjes, Petrit Pëllumbi.
Baçi ka deklaruar se persona që mbështesin Partinë Socialiste i kanë kërkuar Dalipajt që të plotësonte një formular ku të shkruante emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në.
Baçi theksoi se Dalipaj nuk ka pranuar që të shkruajë emrat e familjarëve dhe ëeshtëb goditur nga Pëllumbi.
Kryeministri duhet të heqë dorë nga presionet dhe shantazhi, duhet s’del vete kryeministri po dalin të vegjlit e kryeministrit. Jemi në mes të fushatës dhe situata do agravojnë. Edi Rama e di që do të humbë se nuk ia voton njeri kandidatët problematikë dhe do që t’i marrë bashkitë me dhunë. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR që të jetë në terren për të vëzhguar situatën”, tha Baci ndër të tjera.