I arrestuar është kryeplaku i fshatit Rehovë të Bashkisë së Korçës, mësohet se vajza viktimë e marrëdhënies seksuale ka probleme të shëndetit mendor pasi nuk ka zhvillim normal, ndërsa nuk kurohet dhe nuk ka as kartelë. Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, vajza në gjendje të rënduar psikologjike.
Në pranga ka rënë Ervis Rrapo
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Korçë, për veprime të mëtejshme.