Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi ditën e sotme shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit te Pergjithshem të Policisë se Shtetit.
Ministri i Brendshëm tha se detyrat e Gledis Nanos do ushtrohen përkohësisht nga nëndrejtori i Policisë se Shtetit, Tonin Vocaj.
Mësohet se ky post i është propozuar Muhamet Rrumbullakut, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja.
Muhamet Rrumbullaku e ka pranuar ofertën për te qene Drejtori i ri i Policisë së Shtetit.