Një aksident tragjik pasditen e sotme në Tiranë i mori jetën një personi dhe një tjetër është plagosur.

Viktima është Arjon Shahaj student në Akademinë e Sigurisë.

Ai ishte duke udhëtuar me makinë pranë zonës së Kopshtit Zoologjik, kur u përplas me një tjetër makinë.

Në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin Arjan Shanaj dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)” njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga lagështira në rrugë nga moti i keq.