Një 75-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Granarolo dell’Emilia në Itali.
Siç raportojnë mediat italiane, e moshuara që u përplas për vdekje nga një makinë është identifikuar si Salie Gjonzelaj.
Ajo po ecte në rrugë në momentin që një 55-vjeçar italian humbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte, duke u përplasur fillimisht me shtyllat e ndriçimit e më pas duke dalë nga rruga.
Trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur pas disa orësh në rrugë, pas shqetësimit të familjarëve të saj pse nuk po kthehej në shtëpi.