DVP Gjirokastër

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga 38-vjeçari, Ardit Hyska.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, kapën dhe arrestuan shtetasin Ardit Hyska, 38 vjeç, banues në Durrës. 38-vjeçari u arrestua pasi është kapur në flagrancë jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar Gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, për një rast të goditur më datë 24.10.2022, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Materialet procedurale i Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.