Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici dhe të hedhë poshtë kërkesën e Alma Kaçit, e cila kërkonte lirinë e plotë.
Vetë Alma Kaçi, duke dalë nga gjykata, u kap me gazetarët.
“S’keni ndonjë gjë më të rëndësishme për t’u marrë,” deklaroi ajo kur shoqërohej nga policia drejt makinës.