Elvis Kurti, miku i Habib Rexhës, është arrestuar nga policia pasi e ka ndihmuar atë të largohet nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit të Arian Gosës.
Elvis Kurti, është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat pas vetëdorëzimit të Rexhës, ndërsa tashmë është vendosur arrestimi i tij për përkrahjen e autorit të vrasjes së Arian Gosës dhe për moskallëzim krimi.
Habib Rexha u vetëdorëzua në polici pas negociatave me familjarët e të riut.
Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, autori i ngjarjes ka mohuar të ketë bërë një planifikim për vrasjen e Arjan Gosës, duke thënë se e kishte parë rastësisht brenda lokalit në Kavajë dhe nga gjaknxehtësia pasi iu kujtua vëllai i tij.
Në dëshminë e tij, Habib Rexha ka thënë se ka qenë bashkë me shokun e tij Elvis Kurti, por ky i fundit nuk kishte qenë në dijeni mbi ngjarjen.
Kurti dyshohet se e ka ndihmuar Rexhën që pas vrasjes të largohet në drejtim të Kukësit.