Mesditën e sotme ka humbur jetën inxhinieri ndërtimi, Armando Memshani.

Ai humbi jetën pas një konflikti të regjistruar në një lokal përballë Gjykatës së Vlorës.

2 personat u përfshinë në konflikt duke u zënë me grushte me njëri-tjetrin, ku më pas Memshani është rrëzuar dhe ka përplasur kokën në bordurë.

Si pasojë e përplasjes ai ka ndërruar jetë.

Ndërkohë është identifikuar autori dhe është shpallur në kërkim.

Policia vijon ende punën për kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.